Siguria në shkolla/ Proda: Proces institucional e shoqëror, ku kontribuojnë së bashku të gjithë aktorët

Siguria në shkolla/ Proda: Proces institucional e shoqëror, ku kontribuojnë së bashku të gjithë aktorët

Oficerët e Sigurisë në shkolla, bashkëpunëtorët më të ngushtë të Policisë së Shtetit për sigurinë e nxënësve Ilir Proda: Siguria në shkolla nuk është vetëm një proces dhe detyrim policor, por një proces institucional e shoqëror, ku kontribuojnë së bashku të gjithë aktorët: oficerët e sigurisë, mësuesit, prindërit, psikologët, pushteti vendor, vetë nxënësit dhe qytetarët. Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Akademinë e Sigurisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka uruar oficerët e rinj të sigurisë dhe ka theksuar se kjo ceremoni shënon përmbylljen e një etape të rëndësishme në përpjekjet e përbashkëta për të rritur sigurinë në mjediset arsimore.Ai nënvizoi se certifikimi i 112 oficerëve të rinj të sigurisë, pas një trajnimi të plotë në Akademinë e Sigurisë, i...