Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mbrojtja nga dronët është një dhimbje koke për Evropën, autoritetet po forcojnë masat e sigurisë
Rritja e fluturimeve të dronëve mbi aeroporte, fabrika industriale dhe infrastrukturë të ndjeshme po shqetëson gjithnjë e më shumë autoritetet evropiane, të cilat i konsiderojnë këto veprime si sinjal të ndërhyrjeve të mundshme ruse në kohë paqeje. Qeveria gjermane njoftoi së fundmi se do t’i japë policisë kompetencën për të rrëzuar dronë që paraqesin rrezik, pas një vale incidentesh pranë aeroporteve të vendit. Në të njëjtën kohë, Franca ka regjistruar fluturime të dyshimta mbi instalimet ushtarake në Mourmelon, ndërsa në Danimarkë dhe Norvegji, dronët kanë detyruar pezullimin e përkohshëm të trafikut ajror. Në Belgjikë, drejtori lokal i kompanisë së mbrojtjes Thales deklaroi për Politico se numri i dronëve në hapësirën ajrore është rritur ndjeshëm në krahasim me dy muaj më parë. “Dy incidente mund të...