Kushtetuesja ngriu dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë, reagon Presidenca

Kushtetuesja ngriu dekretimin e zgjedhjeve në Tiranë, reagon Presidenca

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretimit të datës 9 nëntor për zgjedhjet në Tiranë, reagon zyra e Presidentit Bajram Begaj. Në një njoftim për mediat, Presidenca deklaron se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese. “Në përgjigje të interesit të mediave, ju bëjmë me dije se Institucioni i Presidentit të Republikës respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e pjesës që përcakton datën e zgjedhjeve vendore në Bashkinë e Tiranës të dekretit me nr.350, datë 01.10.2025”, thuhet në deklaratë. Top Channel