Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Live/ Pezullohen zgjedhjet lokale në Tiranë, Kushtetuesja ngrin dekretin e presidentit Bajram Begaj
Gjykata kushtetuese ngrin dekretin e presidentit Bajram Begaj që vendosi datën 9 nëntor si ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale për bashkinë e kryeqytetit. Zyrtarisht kjo gjykatë tha se vendimi u mor njëzëri dhe se padia e ish kryebashkiakut Erjon Veliaj kalon në seancë plenare publike që do të mbahet në datën 31 tetor. Vendimi i pezullimit të dekretit të presidentit Begaj do të thotë se për Tiranën gjykata kushtetuese urdhëron të mos ketë zgjedhje lokale, ndërkohë që më herët avokatët e Veliaj e konsideruan shkelje të rëndë kushtetuese dekretimin e datës së zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës përsa kohë sipas mbrojtjes e trajtoi shkarkimin e Veliajt si një çështje administrative, duke prodhuar sipas tyre një akti juridik të pavlefshëm. Po në kushtetuese Erjon...