Vendimi i Kushtetueses, reagon Binaj: Kurdo që të mbahen zgjedhjet do të vijoj garën

Vendimi i Kushtetueses, reagon Binaj: Kurdo që të mbahen zgjedhjet do të vijoj garën

Kandidati për kryetar në Bashkinë e Tiranës, i mbështetur nga PD, Florjan Binaj, ka reaguar pas vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e zgjedhjeve vendore për Tiranën. Ai shkruan në një status në FB se kurdo të caktohet data, do të marrë pjesë me vizion dhe vullnet për ndryshim. Postimi i Florjan Binaj: Miqtë e mi, Zgjedhjet e pritshme në Tiranë janë vetëm hapi i parë në rrugën e gjatë që po nisim. Kurdo që të caktohet votimi, ne do të marrim pjesë me vizionin dhe vullnetin tonë për ndryshim. Deri atëherë ju ftoj të punojmë çdo ditë për të ndezur në mendjet dhe zemrat e qytetarëve besimin tek politika e ndershme, tek politika e punës, besimin se pushteti buron nga qytetarët dhe...