Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Begaj nuk ka integritet për dorëheqje”, Berisha: Përshëndes vendimin e Gjykatës Kushtetuese, akt i rëndësishëm
Sali Berisha ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që pezulloi dekretin e presidentit Bajram Begaj që vendosi datën 9 nëntor si ditën kur do të mbahen zgjedhjet lokale për bashkinë e kryeqytetit. Në një deklaratë për gazetarët, Berisha tha se vendimi i sotshëm është një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të kushtetutës së vendit, në mbrojtje të kushtutetueshmërisë së rendit. I pyetur nga gazetarët nëse presidenti Begaj që firmosi dekretin duhet shkarkuar, Berisha tha “po ku ka integritet për dorëheqjen. Ai duhet shkarkuar”. Me vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese tha Berisha, fituan të gjithë shqiptarët. “Kjo nuk është një fitore për PD, është një fitore për çdo shqiptar. Për të gjithë ata të cilët besojnë se Kushtetuta duhet respektuar si garanci...