Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Putin pranon se Rusia rrëzoi avionin e Azerbajxhanit që vrau 38 persona: Do të paguajmë kompensim
Presidenti rus Vladimir Putin pranoi publikisht se mbrojtja ajrore e Rusisë ishte përgjegjëse për rrëzimin e një avioni pasagjerësh të Azerbajxhanit Airlines në dhjetor të vitit 2024, që shkaktoi vdekjen e 38 personave. Deklarata u bë gjatë një takimi me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, në Dushanbe të Taxhikistanit, ku Putini premtoi pagesën e kompensimeve për familjet e viktimave. Ngjarja tragjike ndodhi më 25 dhjetor 2024, kur aeroplani Embraer 190 i linjës Baku–Grozni u rrëzua në qytetin Aktau të Kazakistanit. Nga 67 personat në bord, 29 mbijetuan, kryesisht falë ndërhyrjes heroike të pilotëve, të cilët ishin mes viktimave. Burime zyrtare në Baku thanë për Euronews se hetimet e para zbuluan se rrëzimi u shkaktua nga një raketë tokë-ajër ruse e lëshuar nga sistemi mbrojtës Pantsir-S...