Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Vrau të riun nga Kukësi për një faturë 400 euro, dënohet me 24 vite burg ‘Kobra’
KOSOVË-Dibran Hoxhaj, i njohur si “Kobra”, është dënuar me 24 vjet burg për vrasjen që ndodhi në lokalin “Cobra City” në Prizren në vitin 2023. Hoxhaj u dënua me 23 vjet burg për vrasje të rëndë, dhe për posedim të armëve u dënua me 2 vjet burg. Edhe të akuzuarit e tjerë në lidhje me vrasjen janë dënuar me burg. Konkretisht Roland Susuri u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për manipulim provash, 1 vit e gjysmë burg për pjesëmarrje në sherr dhe 1 vit e gjysmë burg për armëmbajtje pa leje. Gjykata i dha atij një dënim të vetëm prej 7 vjetësh burg. Arben Vezaj është dënuar me 1 vit burg për pjesëmarrje në rrahje, ku përfshihet edhe koha e kaluar në paraburgim, raporton Betimi...