Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
‘Jam prokuror’! Si 49-vjeçari mashtronte e zhvaste banorët e Sarandës, qytetarët i përdorte si shofer
pamje nga arrestimi SARANDË- Një 49-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë, pasi prezantohej si Prokuror për qëllime përfitimi, dhe u kishte marrë para qytetarëve dhe bizneseve të ndryshme në jug. Nga hetimet rezulton se ky shtetas, madje kishte punësuar disa individë në shërbim të tij, duke u premtuar se do të paguheshin nga institucioni i Prokurorisë, duke iu shkaktuar atyre dëm të konsiderueshëm ekonomik. Sipas njoftimit të bluve, edhe në momentin e ndalimit, Alban Muço iu prezanua punonjësve të Policisë si Prokuror. Në pranga ka rënë edhe Erlind Çukari për armëmbajtje pa leje dhe strehonte 49-vjeçarin. Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohen arma e zjarrit, municion luftarak, si dhe dokumente të ndryshme që dyshohet se i ka përdorur 49-vjeçari, në këtë veprimtari kriminale. Njoftimi: Finalizohet operacioni policor...