Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tiranë/ Aksident i rëndë në Laprakë, makina përplas çiftin që udhëtonte me motor dhe një këmbësore…
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot në zonën e Laprakës në kryeqytet, ku një automjet tip Benz ka përplasur një motor dhe një këmbësore, duke lënë të plagosur dy persona. Sipas të dhënave paraprake, në momentin e aksidentit në motor po udhëtonin një çift, burrë dhe grua, të cilët kanë pësuar dëmtime dhe janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Përplasja përfshiu gjithashtu edhe një këmbësore, e cila ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.