Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
A do ta fitojë Trump Çmimin Nobel për Paqe? Rastet (shumë të diskutueshme) të Kissinger dhe Obama
Kritikat për çmimet e dhëna Roosevelt-it dhe Al Gore-it, por nëse do të fitonte “The Donald”, ai do të thyente pa dyshim të gjitha rekordet e polemikave të mëparshme. Ja ku jemi. Nesër herët në mëngjes (sipas orës evropiane) do të mësojmë emrin e fituesit të Çmimit Nobel për Paqe 2025. Nga të gjithë çmimet Nobel, ky është pwr politikikwn, prandaj është gjithmonë ai që ngjall më shumë debate. Këtë vit, njoftimi nga Oslo është paraprirë madje nga polemika të parakohshme mbi besueshmërinë apo absurditetin e një kandidature të Donald Trump-it. Mund të gaboj, por personalisht e konsideroj pak të mundshme që komiteti i Oslos, i caktuar nga Parlamenti norvegjez, të dëshirojë të shpërblejë një figurë kaq kontradiktore dhe të rrethuar nga aq shumë armiqësi...