Berisha: Mbështetje e plotë për Florian Binaj. Përshëndes vendimin unanim të Gjykatës Kushtetuese

Berisha: Mbështetje e plotë për Florian Binaj. Përshëndes vendimin unanim të Gjykatës Kushtetuese

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha ka dhënë një prononcim për mediat pas vendimit të GJK për zgjedhjet. Ai premtoi mbështetje të plotë për kandidatin Florian Binaj. “Përshëndes vendimin unanim të Gjykatës Kushtetuese”, tha kreu demokrat. Berisha: Jam para jush për të shprehur mbështetjen e plotë të PD-së, për kandidatin e pavarur për Tiranën. Besoj dhe shpresoj se të gjitha partitë opozitare edhe pas këtij vendimi do të rikonfirmojë Florian Binajt i cili siç jeni në dijeni u prit me shumë pëlqim dhe kënaqësi nga qytetarët e Tiranës, të të gjithë spektrit, në të gjitha shtresat, grupet e me radhë. Sot Gjykata Kushtetuese mori një vendim të cilin unë e përshëndes, si një akt të një rëndësie të madhe në mbrojtje të kushtetutës...