Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjykata Kushtetuese: Në 31 Tetor vendosim për Erion Veliajn!
Gjykata Kushtetuese pezullon dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore më 9 nëntor në Tiranë. Kërkesa e kryeministrit dhe dekreti i Presidentit, sipas Gjykatës Kushtetuese janë në shkelje. Ndërkohë që gjykata Kushtetuese thotë se ka vendosur që çështjen e Erion Veliajt, nëse shkarkimi i tij ishte i ligjshëm apo jo do të shqyrtohet në datë 31 Tetor. “Gjykata Kushtetuese vendosi njezëri të kalojë çështjen me kërkues Erjon Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 Tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë” tha Gjykata Kushtetuese. Pas vendimit të Kushtetueses në datë 31 Tetor, nëse shkarkimi shpallet i paligjshëm, Erion Veliaj qëndron në detyrë, në të kundërt, Presidenti duhet të...