“KQZ s’ka fuqi veprimi”, ish-kreu i KQZ: Nuk ka zgjedhje për Tiranën më 9 nëntor!

“KQZ s’ka fuqi veprimi”, ish-kreu i KQZ: Nuk ka zgjedhje për Tiranën më 9 nëntor!

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, e sheh të pamundur, që zgjedhjet për bashkinë Tiranë të zhvillohen më datë 9 nëntor 2025. Në një prononcim për gazetaren e tvklan.al, Enxhi Dogjani, pas vendimit të sotëm, 9 tetor, të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit presidencial për zgjedhjet e pjesshme në kryeqytet, ai thotë se KQZ nuk ka asnjë fuqi veprimi lidhur me procesin zgjedhor për bashkinë më të madhe në vend. “Me këtë pezullim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka asnjë fuqi veprimi, ndikon në të gjithë ecurinë e procesit, sepse nuk regjistrohen dot as kandidatët për secilin subjekt politik”, argumentoi Kume, duke pasur parasysh se më 31 tetor 2025 në Gjykatën Kushtetuese mbahet seanca publike për ankimimin e Erion Veliajt, që u...