Muzika e Paganinit vjen në TKOB, violinisti i njohur Giuseppe Gibboni para publikut me “La Campanella”

Muzika e Paganinit vjen në TKOB, violinisti i njohur Giuseppe Gibboni para publikut me “La Campanella”

Giuseppe Gibboni, një nga violinistët më të njohur të skenës ndërkombëtare muzikore dhe fitues i çmimit prestigjioz Paganini, do të ngjitet sonte në mbrëmje në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, në një koncert që, siç shprehet vetë artisti, njihet nga të gjithë për tingullin e tij të mrekullueshëm dhe për vështirësinë teknike që kërkon mjeshtëri të rrallë. “Po, do të luajmë koncertin numër 2 të Paganinit. Është shumë i famshëm sepse quhet La Campanella, dhe mendoj se të gjithë e njohin atë temë. Është një nga veprat më të njohura të Paganinit. Ai ishte një virtuoz i madh që e ndryshoi përgjithmonë teknikën e violinës. Është gjithmonë e vështirë ta luash Paganinin, kërkon teknikë, por edhe shpirt. Është shumë e vështirë të...