Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fitoi Nobelin në Kimi, kush është refugjati palestinez Omar Yaghi?
Një prej ekspertëve të nderuar me Nobelin e Kimisë 2025 ishte kimisti Omar Yaghi i Universitetit të Kalifornisë UC, Berkeley. Çmimin ai e ndan me Richard Robson të Universitetit të Melburnit, Australi, dhe Susumu Kitagaëa të Universitetit të Kiotos, Japoni. Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave i njohu tre shkencëtarëve meritën e “krijimit të konstruksioneve molekulare me hapësira të mëdha përmes të cilave mund të rrjedhin gazra dhe kimikate të tjera”. Vëmendjen megjithatë, e mori në mënyrë të veçantë Yahi, dhe kjo pikërisht për rrugëtimin e rrallë që e ktheu atë nga një refugjat palestinez në një prej kimistëve më të vlerësuar të globit sot. I lindur në vitin 1965 nga prindër palestinezë që kishin emigruar drejt Amanit në Jordani, Yaghi ka udhëtuar nga fillimet modeste...