Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja brenda në sallë, avokati rikthen në kujtesë plagosjen me armë në Gjykatën e Fierit përpara 18 vitesh
Ndërkohë që në Gjykatën e Fierit vijon bojkoti i seancave pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku humbi jetën tragjikisht gjyqtari Astrit Kalaja, avokati Ervis Goxhaj ka risjellë në kujtesë, sulmin me armë brenda Gjykatës së Fierit në vitin 2007, ku një person i përfshirë në një proces gjyqësor civil qëlloi me armë gjyqtaren Irena Maneku. Nga të shtënat gjyqtarja mbeti e plagosur, por ngjarja bëri që për herë të parë në një gjykatë në vend të vendosej roje sigurie dhe detektorë të metaleve. Po sipas tij sot Gjykata e Fierit megjithëse me kontroll të rreptë në hyrje, vazhdon të ketë mangësi në standardet e sigurisë së gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve. Sipas Goxhajt nga njëra anë mbingarkesa pas hartës...