Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
SHBA bllokon ekonominë serbe, sanksione ndaj kompanisë më të madhe të naftës në vend
Vendimi i SHBA-ve për të vendosur sanksione ndaj industrisë serbe të naftës, NIS (Naftna Industrija Srbije), është një goditje e rëndë për ekonominë serbe në tërësi, sidomos duke pasur parasysh se NIS ka një pjesëmarrje dominuese në tregun e karburanteve të Serbisë, me një pjesëmarrje prej 80%. Sanksionet ndikojnë drejtpërdrejt në aktivitetet e biznesit të NIS-it, kryesisht për shkak të lidhjes së saj me Gazprom Neft, një kompani ruse që konsiderohet si një financues i agresionit rus ndaj Ukrainës. Struktura e pronësisë së kompanisë, ku shumica e aksioneve janë në duar të kompanive ruse, ka shqetësuar Perëndimin, pasi këto sanksione janë një pasqyrim i vazhdimit të presionit politik ndaj Serbisë për të larguar kompanitë ruse nga sektorët strategjikë të ekonomisë. Edhe pse qeveria serbe ka...