Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Elvis dhe Gjon Shkambi i kërkojnë falje familjes së gjyqtarit/ Roja e sigurisë: Kam qenë sëmurë… (Dëshmitë)
Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për tre të arrestuar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në krye të detyrës tre ditë më parë. Raportohet se Elvis Shkambi, Gjon Shkambi dhe Baunsh Koxhaj janë lënë në masën e sigurisë ‘arrest në burg’. Seanca u zhvillua sot nga gjyqtarja Marinela Osmani. Elvis dhe Gjon Shkambi kërkuan falje publike familjes së gjyqtarit Kalaja, ndërsa dëshmuan se ngjarja ka ardhur si shkak i tronditjes së lartë psikike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve. Ata kishin pretendime për gjykatën pasi nuk e kanë zgjidhur siç duhet çështjen e pronësisë. Ndërsa punonjësi i sigurisë dëshmoi se ka qenë i sëmurë dhe se ka lajmëruar kancelaren se nuk ndihet mirë. “Kam qenë i sëmurë...