Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Thirrja urgjente për 3,2 mln përdorues të “Google”: Hakerat në kompjuterin tuaj, fshijini menjëherë këto programe
Mbi tre milionë përdorues të Google Chrome kanë marrë një paralajmërim në lidhje me 16 “shtesa” të shfletuesit që janë nën “kontrollin” e hakerave. Ekspertët e sigurisë kibernetike kërkuan që përdoruesit t’i fshijnë ato menjëherë, pasi është zbuluar se hakerat kanë futur kodet e tyre. Kjo mundëson që hakerat të vjedhin të dhënat e përdoruesve dhe të kryejnë devijime gjatë kërkimit në Google, duke i çuar klikimet në faqe që janë nën kontrollin e tyre për të gjeneruar të ardhura nga reklamat, shkruan A2 CNN. Lista e shtesave të kompromentuara përfshin “Blipshot”, “Emojis”, “Color Changer for YouTube”, “Video Effects for YouTube” dhe “Audio Enhancer”, si dhe shtesa të tjera si “Mike Adblock për Chrome” dhe “Super Dark Mode”. Instalimi i tyre mund të çojë në...