Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Debatet në Kuvend, reagon Bardhi: Ka rënë shteti, organi kyç kushtetues ka dalë jashtë funksioni
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas mbylljes pa debat të seancës plenare të sotme. Ai tha se ka rënë shteti sepse organi kyç kushtetues ka dalë jashtë funksioni. REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI E paprecedentë kjo që po ndodh në Kuvend, ku PS kërkon të asgjësojë Parlamentin. E drejta e fjalës është thelbësore në një Parlament funksional. Nëse hidhet në erë Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit vetëm sepse deputetët ushtrojnë të drejtën e fjalës, duke mbyllur Kuvendin dhe duke mos lejuar debat, praktikisht ka rënë shteti sepse organi kyç kushtetues ka dalë jashtë funksioni. Kurrë në histori nuk ka ndodhur që një mazhorancë që ka 83 deputetë, i ikën debatit dhe e trajton grupin e...