Në prag të zgjedhjeve të 9 nëntorit/ PS padit KQZ-në, për afatet, fletën e votimit dhe teknologjinë

Në prag të zgjedhjeve të 9 nëntorit/ PS padit KQZ-në, për afatet, fletën e votimit dhe teknologjinë

ps-kqz TIRANË- Një muaj larg zgjedhjeve të pjesshme, të 9 nëntorit, kanë nisur tensionet mes palëve dhe Komisioni Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Partia Socialiste ka depozituar një padi zyrtare ndaj KQZ dhe Komisionit Rregullator pranë tij, në Gjykatën Administrative të Apelit. Bëhet fjalë për mosmarrjen e vendimeve nga Komisioni Rregullator për disa çështje kyçe që lidhen drejtpërdrejt me mënyrën se si do të organizohen dhe administrohen zgjedhjet. Konkretisht, në padi kërkohet shqyrtim për: Miratimin e afateve procedurale të zgjedhjeve, Miratimin e karakteristikave teknike të fletës së votimit, Përdorimin e pajisjes elektronike për identifikimin e votuesve, Përdorimin e kamerave dhe monitorëve për shfaqjen e fletëve të votimit në vendet e numërimit. Padia e socialistëve do të shqyrtohet në seancën gjyqësore të planifikuar për në datën 13 tetor 2025, në...