Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Vrasja e gjyqtarit, kreu i GJKKO: Sot Shqipëria ka një plagë të hapur me sistemin gjyqësor
                            Drejtuesi i GJKKO, Erjon Bani gjatë mbledhjes së organizuar ditën e sotme pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit, ka deklaruar se vrasja e gjyqtarit është ngjarje që ka tronditur gjithë opinionin publik.Bani tha se sistemi i drejtësisë, duhet të bashkohet, për të mbrojtur vlerat themelore të sistemit të drejtësisë shqiptare. Më tej Bani theksoi se është e papranueshme që një shtet që synon anëtarësimin në Bashkimin Europian të ketë ende një perceptim publik kaq të paragjykuar ndaj gjyqësorit. Deklarata e plotë: Ngjarja tragjike e datës 6 Nëntor, në Gjykatën e Apelit, ku kolegu ynë i ndjerë, gjyqtari Astrit Kalaja humbi jetën gjatë ushtrimit të detyrës, do të mbetet gjatë në kujtesën tonë si një plagë e thellë dhe një...