Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
OKB: Palët t’i përmbahen marrëveshjes Izrael-Hamas për fazën e parë të planit të paqes në Gaza
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, António Guterres u bëri thirrje sot të gjitha palëve që t’i përmbaheshin marrëveshjes së arritur midis Izraelit dhe organizatës militante palestineze “Hamas” mbi fazën e parë të planit të paqes në Gaza – të mbështetur nga SHBA-ja. “Të gjithë pengjet duhet të lirohen në një mënyrë dinjitoze. Duhet të sigurohet një armëpushim i përhershëm”, tha Guterres në një deklaratë për X, duke kërkuar ndërprerjen e luftimeve dhe akses të menjëhershëm dhe të papenguar për ndihmën humanitare në Gaza. “Vuajtjet duhet të marrin fund”, shtoi ai. Guterres vlerësoi përpjekjet diplomatike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Katari, Egjipti dhe Turqia, të cilat ndihmuan në ndërmjetësimin e marrëveshjes në bisedimet në vendpushimin egjiptian të Detit të Kuq, Sharm el-Sheikh. “Kombet e Bashkuara...