Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Armëpushimi në Gaza arritja më e madhe e Trump? Djalli fshihet në detaje!
Për Donald Trump, një marrëveshje paqeje ose edhe një armëpushim i qëndrueshëm mes Izraelit dhe Hamasit mund të jetë arritja më e madhe diplomatike e presidencës së tij. Detajet dhe sekuenca e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Gaza mbeten ende të paqarta, por fakti që si Izraeli, ashtu edhe Hamasi kanë shprehur një deklaratë të përbashkët qëllimi, është domethënës. Duke rënë dakord për një marrëveshje me mbështetje politike nga vendet arabe dhe fuqitë rajonale, kjo shihet si mundësia më e mirë për t’i dhënë fund luftës që prej dështimit të armëpushimit të marsit, i cili riktheu Gazën në një luftë rraskapitëse që ka lënë pothuajse 68 mijë të vdekur, shumica civilë. Që prej asaj kohe ka pasur përpjekje të vazhdueshme për një...