Për herë të parë! Kirurgët në Kinë kryejnë transplantin e mëlçisë nga derri te njeriu

Për herë të parë! Kirurgët në Kinë kryejnë transplantin e mëlçisë nga derri te njeriu

Mjekët në Kinë kanë realizuar me sukses një ndërhyrje të jashtëzakonshme, duke transplantuar për herë të parë një pjesë të mëlçisë së një derri të modifikuar gjenetikisht te një pacient 71-vjeçar me kancer të avancuar. Ky zhvillim përfaqëson një hap të madh në fushën e transplantit të organeve dhe u raportua në revistën shkencore Journal of Hepatology. Gjatë operacionit, kirurgët hoqën lobin e djathtë të mëlçisë së pacientit, ku ishte zhvilluar një tumor i madh, dhe e zëvendësuan përkohësisht me një pjesë të mëlçisë së derrit. Transplanti u vendos në lobin e majtë të mëlçisë së pacientit dhe funksionoi normalisht, duke prodhuar lëng tëmth dhe faktorë të mpiksjes së gjakut. Sipas mjekëve, trupi i pacientit nuk e refuzoi menjëherë indin e huaj, çka i dha...