Nga “Monopoli” në zemër të Tiranës, te 32 makinat dhe 13 apartamentet e bizneset, SPAK sekuestron pasuritë e Aurel Hoxhës

Nga “Monopoli” në zemër të Tiranës, te 32 makinat dhe 13 apartamentet e bizneset, SPAK sekuestron pasuritë e Aurel Hoxhës

KLEVIS LLESHI DHE AUREL HOXHA TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka sekuestruar pasuritë e shtetasit Aurel Hoxha, i cili akuzohet se ka porositur vrasjen e Klevis Lleshit, ngjarje e ndodhur kjo në vitin 2020.  SPAK njoftoi pak ditë më parë se Aurel Hoxha ka porositur vrasjen e të riut kundrejt pagesës prej 50 mijë eurosh në shenjë hakmarrje për vëllain Agim Hoxha në Angli në vitin 2012. Ndërsa ekzekutori është Sabah Nuzi. Në mesin e pasurive të sekuestruara, është lokali “Monopol” në zonën e Myslym Shyrit, si dhe dy subjekte të tjera tregtare, 7 apartamente, 6 njësi tregtare, 32 autovetura, mes të cilave një Lamborghini Urus dhe një Rolls Royce Cullinan dhe 52 llogari bankare, në pronësi të drejtpërdrejtë apo të tërthortë të personave nën...