Enver Hoxha në listën e personaliteteve të lindur në muajin Tetor/ Niko Peleshi kërkon ndjesë

Enver Hoxha në listën e personaliteteve të lindur në muajin Tetor/ Niko Peleshi kërkon ndjesë

niko peleshi TIRANË- Kreu i Kuvendit Niko Peleshi e ka nisur seancën e sotme, me një kërkim ndjese, për përmendjen e Enver Hoxhës në listën e personaliteteve që kanë lindur në muajin Tetor. Në nisje të seancës plenare, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi kërkoi ndjesë për debatin e shkaktuar lidhur me nderimin e ish-diktatorit, Enver Hoxha. Peleshi tha se teksti është nxjerrë pa interpretim nga fjalori enciklopedik i shkencave të Shqipërisë. Ai theksoi se mënyra e prezantimit të këtij materiali ka krijuar perceptimin e gabuar dhe ka nxitur shqetësim, teksa nënvizoi se periudha e komunizmit nuk duhet të  kujtohet në mënyrë të kujdesshme. Peleshi: Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dua të shpreh keqardhjen edhe ndjesën për keqkuptimin dhe perceptimin e krijuar pavarësisht qëllimit të thjeshtë...