Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Procedimet penale për narkotikët/ Avokati Duraj: Prokurori-Polici, aksione ndaj individëve, i shesin si grupe të strukturuara kriminale
Avokati Alban Duraj ka shumë rezerva, lidhur me mënyrën se si Prokuroria ndërmerr procedime penale, kryesisht në fushën e narkotikëve. Në një intervistë për emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Duraj tha se organi i akuzës në shumicën e rasteve, i procedon përdoruesit e lëndëve narkotike si pjesë e një grupi kriminal, gjë që sipas avokatit është tejet e diskutueshme në Kodin e Procedurës Penale. Duraj thotë se aksionet e përbashkëta Polici-Prokurori për lëndët narkotike, shpesh herën ‘shiten’ në opinionin publik si goditje ndaj grupeve të strukturuara kriminale, gjë që sipas tij, është e gabuar. Organi i akuzës merret me viktimat. Nëse kap dikë që ka lëndë narkotike, informacionet i merr në rrugë operative, agjenteve ose grupeve kriminale që e tregtojnë lëndën narkotike,...