Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Rama në konferencën e NATO-s: Sistemet e Shqipërisë sulmohen çdo 3 minuta
Shqipëria është vendi mikpritës i delegacioneve nga 32 vendet anëtare të Aleancës, të përfaqësuara nga ministritë e jashtme, të mbrojtjes dhe ambasadorëve të kibernetikës. Në fjalën e tij, kryeministri Edi Rama u ndal te sulmi kibernetik që goditi Shqipërinë përpara disa kohësh, duke theksuar se është investuar për kapërcimin dhe lënien pas krahëve të këtij sulmi. Më tej Rama tha se sistemet e Shqipërisë përballen me sulme kibernetike çdo tre minuta, ndërsa përgjatë vitit të fundit 48 sulme kanë lënë gjurmë në sistem, por që nuk kanë arritur të shkaktojnë dëme serioze. “Nuk është vizionare, është diçka që lind nga nevoja me elementare e mbijetesës. Sot përballemi mesatarisht me një sulm kibernetik në çdo 3 minuta. Por, ia dalim t’i zmbrapsim tërësisht. Kur bëhet fjalë...