Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrau gjykatësin Astrit Kalaja, Elvis Shkambi i kërkon falje publike familjes
Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë për Elvis Shkambin, autorin e vrasjes së Astrit Kalasë. Bashkë me Shkambin, Gjykata e Tiranës ka caktuar të njejtën masë sigurie dhe për xhaxhain e tij Gjon Shkambi. Ndërkohë që dhe roja i sigurisë së Gjykatës Banush Koxhaj është lënë në burg. Elvis dhe Gjon Shkambi kërkuan falje publike familjes së gjyqtarit Kalaja, ndërsa dëshmuan se ngjarja ka ardhur si shkak i tronditjes së lartë psikike për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve. Ata kishin pretendime për gjykatën pasi nuk e kanë zgjidhur siç duhet çështjen e pronësisë. Avokati Kujtim Ibraj tha se klienti i tij e ka kryer krimin në kushtet e tronditjes pas dhënies së vendimit. Avokati deklaroi se armën e mbante sepse punonte në disa institucione....