Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Ekzekutimi i gjyqtarit, KLGJ mbledhje me gjithë gjyqtarët e Shqipërisë
Pas ngjarjes tragjike që tronditi sistemin gjyqësor shqiptar, Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka thirrur një mbledhje urgjente me të gjithë gjyqtarët e vendit. Takimi do të zhvillohet në ambientet e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe synon të adresojë situatën e rëndë që ka shkaktuar shqetësim dhe pasiguri në radhët e gjyqtarëve. Ky reagim vjen si pasojë e vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja, i cili u qëllua për vdekje brenda sallës së gjyqit më 6 tetor. Autori i ngjarjes, Elvis Shkambi, dyshohet se ka kryer krimin në hakmarrje për një vendim gjyqësor të dhënë nga Kalaja, që nuk shkonte në favor të xhaxhait të tij, Gjon Shkambi – i përfshirë si palë e tretë në një çështje pronësie. Sipas...