EMRI – Del nga rruga dhe bie në humnerë në aksin Qafë Mali- Fierzë, humb jetën 51 vjeçari

EMRI – Del nga rruga dhe bie në humnerë në aksin Qafë Mali- Fierzë, humb jetën 51 vjeçari

Mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor “Qafë Mali–Fierzë”, shtetasi Prendush Uka, 51 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një humnerë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca, por shtetasi Prendush Uka ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të...