‘Po e destabilizon Ballkanin duke e furnizuar me armë Kosovën’, Politico shkruan për akuzat e Vuçiq ndaj Turqisë

‘Po e destabilizon Ballkanin duke e furnizuar me armë Kosovën’, Politico shkruan për akuzat e Vuçiq ndaj Turqisë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka akuzuar Turqinë për shkelje të ligjeve ndërkombëtare dhe për destabilizim të Ballkanit Perëndimor pas furnizimit me armë të Kosovës. “Jam i tmerruar nga sjellja e Turqisë dhe nga shkelja brutale e Kartës së OKB-së dhe e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit, si dhe nga vazhdimi i armatosjes së Kosovës” ka shkruar Vuçiq të mërkurën në rrjete sociale. Ai tha se është “tani plotësisht e qartë se Turqia nuk dëshiron stabilitet në Ballkanin Perëndimor dhe po ëndërron rikthimin e Perandorisë Osmane”. “Serbia është një vend i vogël, por ne e kemi kuptuar qartë mesazhin,” shtoi Vuçiq, transmeton Express. Politico shkruan se Beogradi dhe Ankaraja kanë marrëdhënie të ndërlikuara, të karakterizuara nga bashkëpunimi ekonomik, por edhe tensionet historike e politike. Turqia...