Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
Kur plumbat nuk ‘kursejnë’ as drejtësinë
viktima dhe shënjestra të atentateve TIRANË-Ngjarja e rëndë e 6 tetorit ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri brenda sallës së gjyqit tronditi opinion shqiptar. Një vendim i dhënë në fund të seancës i kushtoi jetën, por të ekspozuar para konflikteve mes palëve, Kalaja nuk është viktima e parë. Përmasat e ngjarjes morën peshë më të madhe pasi plumbat u lëshuan brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, por në 26 vitet e fundit, figura të tjera të drejtësisë kanë qenë pre e atentateve apo dhe vrasjeve me tritol. ZËRI ju risjell ngjarjet e rënda që tronditën drejtësinë, me autorë që në shumë raste nuk u identifikuan kurrë. -Në hapat e ngjarjes së Astrit Kalasë, më 9 shtator 2011 u vra me eksploziv...