Konflikti në Lindjen e Mesme/ Marrëveshja armëpushimit në Gaza mund të nënshkruhet brenda 48 orësh

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Marrëveshja armëpushimit në Gaza mund të nënshkruhet brenda 48 orësh

Marrëveshja e armëpushimit në Gaza mund të nënshkruhet brenda 48 orësh, raporton newssky. Zyrtarët izraelitë besojnë se një marrëveshje armëpushimi mund të arrihet brenda këtyre orëve. Presidenti Donald Trump mund të udhëtojë në Lindjen e Mesme nëse arrihet një marrëveshje, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio. Midis atyre që marrin pjesë në bisedimet në Sharm el-Sheikh janë përfaqësues të Hamasit dhe Izraelit, si dhe ndërmjetës nga SHBA-të, Katari dhe Egjipti. Hamasi dhe Izraeli kanë shkëmbyer tashmë një listë pengjesh dhe të burgosurish që do të lirohen si pjesë e një marrëveshjeje , sipas një zyrtari të Hamasit, shkruan CNN.