Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Franca mund të shmang zgjedhjet e parakohshme, Macron pritet të emërojë kryeministrin e ri brenda 48 orësh
Presidenti francez Emmanuel Macron ka fituar më shumë kohë për të zgjidhur krizën politike që ka përfshirë vendin, pasi kryeministri i dorëhequr Sébastien Lecornu ka deklaruar se misioni i tij ka përfunduar dhe se i ka kërkuar presidentit të emërojë një pasues brenda 48 orëve të ardhshme. Duke folur në edicionin kryesor të lajmeve në France 2, Lecornu theksoi se situata aktuale kërkon stabilitet dhe jo shpërbërje të Asamblesë Kombëtare, një skenar që do të çonte në zgjedhje të parakohshme dhe një tjetër cikël bllokimi politik. “Kemi një Parlament të fragmentuar, por me hapësirë për kompromis. Shumica e deputetëve refuzojnë shpërbërjen, pasi ajo do të sillte një krizë të re institucionale,” tha Lecornu. Ai shtoi se aktualisht ekziston një shumicë e gatshme për të mbështetur...