Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Detaje të reja për atentatin në gjykatë: Elvis Shkambi, arma gjermane dhe dëshmia tronditëse”
Detaje të reja kanë dalë nga hetimet që po zhvillohen për zbardhjen e rrethanave të vrasjes së gjyqtarit të Apelit Tiranë, Astrit Kalaja. Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se autori kryesor i krimit, Elvis Shkambi, ka përdorur një armë prodhim Gjerman kalibër 7.65 mm të quajtur “Welt Waffen Browning”. Gjatë marjes në pyetje Elvis Shkambi, ka treguar se armën kishte kohë që e posedonte dhe e mbante për qëllime vetëmbrojtje. Pasi sipas rrëfimit të tij ai ka pasur konflikte dhe kërcënime në Shkodër, kërcënime këto që vinin nga banorët që i kishin zënë pronën familjes në lagjen “Skëndërbej”. I pyetur nga hetuesit se pse e kishte marë armën ditën e seancës gjyqësore, ai ka treguar se e kishte marë për qëllime vetëmbrojtje duke mos pranuar...