Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Vrasja në gjykatë/ Qeveria ndryshon vendimin zgjat mbrojtjen për prokurorët e SPAK-ut, gjyqtarët e GJKKO-së dhe kreun e BKH-së
Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave miratoi ndryshime në vendimin nr.478, datë 10.07.2019, lidhur me procedurat e sigurisë për gjyqtarët e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Sipas ndryshimit në Pikën 3 të këtij vendimi, garantimi i mbrojtjes personale për kryetarët e gjykatave dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit do të bëhet përmes shoqërimit me truprojë të nivelit bazë dhe të nivelit të mesëm gjatë kohëzgjatjes së mandatit dhe për një periudhë që nuk do të kalojë dy vjet pas përfundimit të mandatit. Njoftimi: Ndërkohë, mbrojtja personale e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme do të sigurohet me truprojë të nivelit bazë dhe të nivelit të mesëm gjatë mandatit dhe për...