‘Pushteti kontrollohet me show’/ Saraçi: Qeveria ka shkatërruar balancat, s’ka pavarësi të institucioneve

‘Pushteti kontrollohet me show’/ Saraçi: Qeveria ka shkatërruar balancat, s’ka pavarësi të institucioneve

Kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi, ka ngritur akuza të ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë, duke deklaruar se “pushteti në Shqipëri po kontrollohet me show dhe me propagandë”. Në studion e emisionit Task Force, Saraçi tha se lidhja e pushtetit me gjyqësorin, ekzekutivin dhe parlamentin është bërë përmes propagandës, duke cenuar pavarësinë e institucioneve. “Doli kryeministri dhe tha, direkt pas vrasjes gjeti shkakun dhe tha ashpërsim për armëmbajtjen pa leje. Kush e di që ajo armë ishte pa leje? S’e dimë akoma, sepse edhe në komunikatën e prokurorisë sot nuk kishte akuzë për armëmbajtje pa leje,” tha Saraçi, duke akuzuar Ramën se po përdor tragjedinë për qëllime propagandistike. Sipas tij, vrasja e një gjyqtari është “burgim i përjetshëm”, prandaj sa i përket ashpërsimit...