Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Furtune në Policinë e Shtetit”: Largohet Altin Qato, vjen Perlat Vatoci. Ndryshim edhe në Departamentin e Rendit
Policia e Shtetit ka zyrtarizuar disa ndryshime të rëndësishme në strukturat drejtuese, që përfshijnë emërime të reja në nivelet më të larta të drejtimit të saj. Altin Qato është larguar nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Rrugore. Në vend të tij është emëruar Perlat Vatoci, i cili do të marrë drejtimin e këtij sektori të rëndësishëm, në një kohë kur menaxhimi i qarkullimit dhe sigurisë rrugore është kthyer në një sfidë të përhershme. Ndërkohë, pas largimit të Rebani Jaupit nga drejtimi i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike në Policinë e Shtetit, është vendosur që në këtë post të emërohet Dhimitraq Ziu. Ky i fundit do të marrë zyrtarisht detyrën më datë 17 tetor. Burime nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se...