Deklarata shkakton polemika/ Trump kërkon arrestimin e kryebashkiakut të Chicago-s dhe guvernatorit të Illinois (EMRAT/FOTOT)

Deklarata shkakton polemika/ Trump kërkon arrestimin e kryebashkiakut të Chicago-s dhe guvernatorit të Illinois (EMRAT/FOTOT)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka shkaktuar sërish polemika me një deklaratë të pazakontë në platformën X, ku ka kërkuar arrestimin e kryebashkiakut të Chicago-s, Brandon Johnson dhe guvernatorit të Illinois-it, JB Pritzker.  “Kryetari i bashkisë së Chicago-s duhet të jetë në burg për dështimin në mbrojtjen e oficerëve të ICE. Edhe guvernatori Pritzker”, ka shkruar Trump, pa paraqitur asnjë provë konkrete që mbështet akuzat e tij.  Brandon Johnson  Deklarata vjen në një kohë tensioni të shtuar mes administratës federale dhe autoriteteve lokale, pasi presidenti ka urdhëruar vendosjen e trupave të Gardës Kombëtare në qytetin e Chicago-s, me qëllim, sipas tij, luftimin e emigracionit të paligjshëm dhe krimit në qytetet e drejtuara nga demokratët.  Vendimi është zbatuar pavarësisht kundërshtimeve të forta nga autoritetet lokale dhe shtetërore.  Guvernatori i Illinois-it, JB Pritzker, e ka cilësuar këtë veprim si një “marshim autoritar”,...