Skandal në Turqi, 19 emrat të famshëm të showbiz-it nën hetim për lëndë narkotike

Skandal në Turqi, 19 emrat të famshëm të showbiz-it nën hetim për lëndë narkotike

Autoritetet turke kanë nisur një hetim ndaj 19 personazheve të njohur të jetës publike, për përdorim të dyshuar të substancave narkotike, përfshirë emra të njohur të skenës muzikore, televizive dhe rrjeteve sociale. Në listën e personave në hetim përfshihen këngëtaret Hadise Açıkgöz dhe İrem Derici, aktoret Demet Evgar dhe Berrak Tüzünataç, si dhe influencueset Duygu Özaslan dhe Derin Talu. Prokuroria e Përgjithshme e Stambollit konfirmoi se çështja është hapur mbi bazën e nenit që lidhet me përdorimin e substancave narkotike ose stimuluese, sipas Kodit Penal të Turqisë. Aktualisht nuk ka urdhra arresti, por të gjithë personat nën hetim janë thirrur për të dhënë deklarata dhe për të kryer testime toksikologjike përmes analizave të gjakut. Operacioni është zhvilluar nga Komanda Provinciale e Xhandarmerisë së Stambollit, e...