Burimi:
Zeri.ai

Foto © Zeri.ai
PD zgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat
Eduart Brahilika TIRANË-Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit. Eduart Brahilika, me profesion avokat do të hyjë në garë për postin e kryebashkiakut. Avokati do të ketë përballë Altin Bojnit të përzgjedhur nga Partia Socialiste. Bashkia e Matit 'humbi' kryebashkiakun, pasi u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit. PD ka zyrtarizuar edhe kandidatin për bashkinë Tiranë, ku shpalli mbështetjen për aktorin dhe aktivistin Florjan Binaj. Ndërkohë priten kandidatët opozitarë për Beratin, Tepelenën, Vlorën dhe Cërrikun./ZËRI