Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Le Pen zotohet se do të bllokojë formimin e një qeverie të re: Po i trajtojnë francezët si budallenj
Kryetarja e partisë së ekstremit të djathtë ‘Tubimi Kombëtar’ në Francë, Marine Le Pen, deklaroi ditën e sotme se do të bllokojë çdo veprim të mundshëm në rast se formohet një qeveri e re që do të formohet, duke kërkuar sërish mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme. “Do të kundërshtoj gjithçka. Mjaft vazhdoi kjo farsë. Boll më: qeveria po anashkalon institucionet, përbuz Republikën e Pestë dhe i trajton francezët si budallenj. Është koha të bie bilbili dhe të përfundojë kjo ndërprerje”, u shpreh ajo me tone të ashpra. Ndërkohë, në Pallatin Matignon (zyra e Kryeministrit të Francës) u zhvillua një takim mes kryeministrit në largim, Sebastien Lecornu, dhe drejtuesve të Partisë Socialiste. Takimi nuk solli ndonjë zhvillim domethënës apo rezultate konkrete. Sekretari i socialistëve, Olivier Faure,...