Agonia e pritjes në Parisin zyrtar, a do ta shmangë Macron dorëheqjen me një qeveri të re socialiste?

Agonia e pritjes në Parisin zyrtar, a do ta shmangë Macron dorëheqjen me një qeveri të re socialiste?

Pritjet në Francë janë të larta ditën e sotme pasi populli francez pret për njoftimin e Ish-Kryeministrit, Sébastien Lecornu, i cili do të japi një deklaratë në orën 20:00 për të zbuluar nëse 48 orët e fundit të negociatave të kërkuara nga Presidenti Emmanuel Macron kanë sjellë një zgjidhje, apo nëse Franca do të vazhdojë të mbetet pa qeveri. Në pritje të këtij afati, Lecornu foli për herë të parë mëngjesin e sotëm, përpara nisjes së një vale të re konsultimesh intensive, dhe disi të dëshpëruara, veçanërisht me partitë e majta, përjashtuar krahun radikal të Jean-Luc Mélenchon. Ish-kryeministri përmendi një “lajm të mirë”, që të gjitha forcat politike kanë treguar vullnet për të pasur një buxhet të miratuar para 31 dhjetorit, një konvergjencë që largon...