Burimi: 
								Gijotina.com
								
							
                                    Foto © Gijotina.com                                
                            “Shpëtoje Tiranën duke votuar Florin”, Rezart Veleshnja në krah të Florjan Binajt (VIDEO)
                            Aktori i njohur Rezart Veleshnja ka dalë hapur në mbështetje të kandidatit për kryebashkiak të Tiranës, Florjan Binaj. Në një mesazh drejtuar qytetarëve të Tiranës, aktori i njohur u ka bërë thirrje që të mos e shesin votën dhe të bëjnë zgjedhjen e duhur për të ardhmen e kryeqytetit. “Shpëtoje Tiranën duke votuar Florin!”, ky është apeli i Veleshnjës. Kujtojmë se aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj, ka marrë mbështetje ndaj kandidaturës së tij, partitë opozitare si Partia Demokratike, Shqipëria Bëhet, Nisma Thurje dhe Partia Mundësia.