Prokuroria zbardh të plotë vrasjen e gjyqtarit Kalaja. “Arrest me burg” për tre persona. Ja roli i tyre

Prokuroria zbardh të plotë vrasjen e gjyqtarit Kalaja. “Arrest me burg” për tre persona. Ja roli i tyre

Prokuroria e Tiranës ka dalë me njoftim zyrtar e në detaje sa i takon vrasjes së bujshme të gjyqtarit Astrit Kalaja, më 6 tetor, në sallën e gjyqit. Në pranga për aktin e rëndë është autori i vrasjes, Ermal Shkambi, dhe dy persona të tjerë, për “vrasje të funksionarëve publikë”, “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shpërdorim detyre”. Këto akuza janë zyrtarizuar tanimë ndaj, 30 vjeçarit (autori), Gjon Shkambit (xhaxhai i tij) dhe Banush Koxhajt (punonjës i sigurisë). Sipas Prokurorisë, në përfundim të seancës në fjalë, rreth orës 15:35 të së hënës, sapo është shpallur vendimi, Shkambi ka nxjerë pistoletën nga brezi dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të gjyqtarit Kalaja. Pas këtij veprimi, ai ka drejtuar armën ndaj babë...