Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Finalizohet operacioni “Borders 3” – Arrestohet 19-vjeçari që ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht
Policia Kufitare ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Borders 3”, duke arrestuar një 19-vjeçar që ndihmonte emigrantë të paligjshëm të kalonin kufirin shtetëror me Malin e Zi, kundrejt pagesës 400 euro për person. I riu i arrestuar është shtetasi me inicialet V. T., banues në Durrës, i cili u kap në flagrancë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Bajzë, në fshatin Vukpalaj, teksa po transportonte me automjet katër emigrantë nga vende të treta, me qëllim kalimin ilegal të kufirit. Gjatë operacionit, shërbimet policore sekuestruan automjetin që shërbente për transportin e emigrantëve, si dhe një aparat celular, i cili dyshohet se përdorej për koordinimin e aktivitetit kriminal. Sipas të dhënave të para nga hetimi, 19-vjeçari dyshohet se është përfshirë në ndihmën e emigrantëve...