Konferenca e NATO-s në Tiranë, Policia me plan masash. Ja rrugët që bllokohen

Konferenca e NATO-s në Tiranë, Policia me plan masash. Ja rrugët që bllokohen

Policia e Tiranës ka njoftuar se ka marrë disa masa për mbarëvajtjen e Konferencës së NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, që do të zhvillohet në datat 8–10 tetor 2025, në Pallatin e Kongreseve. Konkretisht, në funksion të përmbushjes së këtyre qëllimeve, janë ndërmarrë këto masa: -Kufizimi i lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga semafori pranë Presidencës deri te sheshi “Nënë Tereza” (përfshirë sheshin), rrugën “Gjergj Filipi”, si dhe në aksin që lidh hotel “Marriott” me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”; -Për këmbësorët do të jetë i bllokuar gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të konferencës, trotuari nga hyrja e hotel “Rogner” deri te Pallati i Kongreseve. Kufizimet do të jenë në fuqi nga ora 07:00 e datës 9 tetor 2025, deri në orën 15:00 të...